KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE jep 1 miliardë euro për krizën e refugjatëve
BE jep 1 miliardë euro për krizën e refugjatëve

BE jep 1 miliardë euro për krizën e refugjatëve

Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord t’i ndajnë 1 miliardë euro ndihma Turqisë, Libanit dhe Jordanisë, për t’u ardhur në ndihmë në përballjen me krizën e emigrantëve, si dhe për të ndalur fluksin e tyre drejt vendeve të BE-së. Udhëheqësit evropiane janë pajtuar edhe qe në vendet si Greqia dhe Italia, deri në nëntor, të ngrihen disa qendra ku do të bëhet më shpejt identifikimi i personave të cilët kualifikohen për të marrë statusin e refugjatit. Lajmet i bënë publike presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryetari i komisionit Zhan Klod Junker pas një samitit urgjent, i cili zgjati mbi 7 orë. “ Masat për të cilat kemi arritur këtë marrëveshje, nuk janë zgjidhje për krizën, por janë hapa të nevojshëm për një drejtim të mbarë,” tha zoti Tusk. Ai shtoi se udhëheqësit evropianë, kësaj radhe kanë qenë më unanime në vendimet e tyre. BE-ja po ballafaqohet me krizën më të rendë të emigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.