KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE kërkon forcimin e sigurisë hekurudhore
BE kërkon forcimin e sigurisë hekurudhore

BE kërkon forcimin e sigurisë hekurudhore

Ministrat e transportit të shteteve evropiane ranë dakord për të forcuar sigurinë e trenave. Në deklaratën e përbashkët, pas takimit të mbajtur mbrëmë në Paris, ministrat e brendshëm dhe ata të transportit të Bashkimit Evropian, bënë thirrje për shtim të kontrollit të identitetit dhe të valixheve të udhëtarëve në stacione, dhe më tepër patrulla policore brenda trenave ndërkombëtarë. Ata, po ashtu, u pajtuan për shqyrtimin e idesë për blerjen e biletave me emra për trenat ndërkombëtarë dhe kanë kërkuar që Komisioni Evropian t’i ashpërsoje disa ligje në këtë fushë. Takim në Paris u organizua pasi një udhëtar me pushkë automatike dhe revolver, hasi në rezistencë nga udhëtarët e tjerë në trenin e shpejtë, që qarkullonte nga Amsterdami për në Paris, më 21 gusht. Dy udhëtarë u plagosën gjatë përleshjes. Personi i armatosur, marokeni 25 vjeçar, Ajub El-Khazani, u akuzua për kryerje të sulmit terrorist “të shënjestuar dhe të paramenduar”.