KRYEFAQJA » LAJME » BE-kërkon mbështetje për fermerët
BE-mbeshtetje per fermeret

BE-kërkon mbështetje për fermerët

Bashkimi Europian kërkon që të mbështeten të gjithë fermerët e zonat rurale. Gjatë fjalës së mbajtur në panairin Tregu i Tokës ku 40 fermerë kanë prezantuar produktet tradicionale të Ballkanit, Presidenti i Slow Food Yngve Engstrom u shpreh se mbështetja e fermerëve të vegjël dhe e produkteve lokale është një mundësi e mirë për të krijuar një shoqëri të fortë. Promovimi i fermerëve të vegjël duhet të jetë në fokus për të rritur edhe më shumë idenë e ushqimeve lokale .Për të krijuar një shoqëri të fortë duhet që politika të gjej modelet e duhura për të arritur zhvillimin rural të një vendi. Fermerët e vegjël janë të shumë në numër dhe kjo do të shkonte si ndihmë direkte për familjet me të ardhura të pakta, tha ai. Nga ana tjetër, Presidenti i Slow Food kërkoi më shumë vëmendje ndaj ushqimeve që vijnë nga toka dhe i kërkoi nxitjen e pagesa më të larta në bujqësi, pasi kjo është e vetmja mundësi që të tërheqë edhe vëmendjen e rinisë.