KRYEFAQJA » LAJME » BE konfirmon: Serbisë i hapen kapitujt për integrimin
serbia eu

BE konfirmon: Serbisë i hapen kapitujt për integrimin

Bashkimi Evropian ka konfirmuar zyrtarisht një ditë më parë se ka arritur një konsensus për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë, për shkak se tani, asnjë nga 28 shtetet anëtare nuk ka pasur kundërshtime për fillimin e negocimit të kapitullit 23. Presidenca e re Sllovake e BE-së, menjëherë e ka mirëpritur këtë progres të bërë në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje do të jetë pjesë e axhendës së Komitetit të Përfaqësuesve Permanentë të Bashkimit Evropian, që do të mbahet me 7 korrik. Vendimi për t’i hapur kapitujt e rinj me Serbinë do të merret pa debat, ndërsa hapja e kapitujve, pritet të ndodhë me 18 ose 19 korrik në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.