KRYEFAQJA » LAJME » BE: Liderët e Kosovës të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kolektive t’i ulin tensionet
BE: Liderët e Kosovës të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kolektive t’i ulin tensionet

BE: Liderët e Kosovës të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kolektive t’i ulin tensionet

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij lidhura me skenat e djeshme në Prishtinë gjatë zgjedhjes së presidentit të ri. “Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Hashim Thaçin si president të Kosovës, në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse” shkruhej në një deklaratë të BE, sipas së cilës “skenat që i kemi parë dje në kuvend me këtë rast janë ekstremisht shqetësuese”. “Aktet e dhunës në çfarëdo forme dhe nga çdokush janë të papranueshme” dhe se “retorika nxitëse vetëm e thellon ndarjen dhe e vështirëson dialogun” vlerëson deklarata. Sipa saj Bashkimi Evropian pret “që liderët politikë të Kosovës të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kolektive t’i ulin tensionet”.