KRYEFAQJA » LAJME » BE: Mandati i EULEX-it të mos kufizohet në kohë
eulex

BE: Mandati i EULEX-it të mos kufizohet në kohë

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian kanë përafruar qëndrimet me vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe kanë mbetur vetëm dy çështje në diskutim: vënia e afatit për mandatin dhe kalimi i lëndëve nga vendorët te ky mision. Vendimmarrja për të dyja çështjet ka kaluar në nivelin më të lartë politik. Prej muajsh, Prishtina dhe Brukseli po zhvillojne negociata për mandatin e EULEX-it. Për të diskutuar aspektet përfundimtare rreth mandatit, në fund të javës së shkuar ka qëndruar në Kosovë shefi i Operacioneve Civile të BE-së, Keneth Dean. Bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe me shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci, ka takuar autoritetet kryesore. Një takim me titullarët e institucioneve të drejtësisë është zhvilluar në zyrën e presidentit Hashim Thaçi. Aty kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, si dhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial.