KRYEFAQJA » LAJME » BE mbështetje Kosovës në luftimin e krimeve ekonomike
be kosove

BE mbështetje Kosovës në luftimin e krimeve ekonomike

Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Këshilli i Evropës, përmes një konference shënuan fillimin e projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik në Kosovë. Në një njoftim, thuhet se ky projekt ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit përmes asistencës teknike, si dhe vazhdimit të vlerësimit të strukturuar të përputhshmërisë së Kosovës me standardet ndërkombëtare. “Kjo konferencë do të ndiqet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe atij të ekspertëve.