KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE ndalon paisjet e torturës

BE ndalon paisjet e torturës

Parlamenti Europian ka votuar për të shtrënguar legjislacionin duke ndaluar eksportet e pajisjeve të torturës nga Bashkimi Europian. Votimi në Strasburg ka për qëllim të mbyllë boshllëqet në rregulloren e anti-torturës së vitit 2005, dhe ky veprim është mbështetur nga qeveritë e BE-së. Ndalimi përfshin objekte si mjetet goditëse elektrike, prangat e modifikuara për të shkaktuar dhimbje. Ndryshimet shtrihet në kufizimin e kimikateve të përdorura në ekzekutime dhe ndalimin e trajnimeve në teknikat e torturës. Ndalimi i BE-së për dënimin me vdekje tashmë ka kufizuar autoritetet e burgut të SHBA-së në aksesin e disa kimikateve të përdorura për të vrarë të burgosurit, si për shembull injeksionet vdekjeprurëse. Legjislacioni i ri gjithashtu kërkon të bllokojë kalimin tranzit të pajisjeve të torturës në vendet e BE-së. Kompanitë Europiane do të pengohen në reklamimin e pajisjeve të tilla në panaire apo në dyqane online.