KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BE ndihmon në modernizimin e administratës doganore shqiptare
BE ndihmon në modernizimin e administratës doganore shqiptare

BE ndihmon në modernizimin e administratës doganore shqiptare

Shqipëria po synon rritjen e bashkëpunimit me BE për të modernizuar administratën doganore shqiptare. Në Tiranë të enjten po prezantohet Projektit të Binjakëzimit me të njëjtin emër. Projekti konsiston në prezantimin e një sistemi të kompjuterizuar i cili mundëson aplikimin e procedurave të tranizitit të përbashkët të mallrave me vendet e BE. Sistemi do të ndihmojë në eliminimin e abuzimit dhe përshpejtimin e procedurave doganore.
Prej kohësh doganat shqiptare janë venë në qendër të kritikave për mosrealizimin e të ardhurave, ndërsa akuzat për korrupsion dhe kontrabandë janë shfrytëzuar nga politika. Megjithatë njoftimet e fundit nga doganat kanë doza optimizmi. Në dy muajt e parë të vitit 2016, doganat njoftojnë se kanë realizuar planin 105 për qind. Suksesi është i dukshëm në dy artikujt kryesorë, janë zhdoganuar 171 ton me shumë cigare dhe 24 mijë tonë më shumë karburante se njëjta periudhë e vitit të kaluar. Zyrtarë të qeverisë shqiptare mendojnë se në një të ardhme Doganat dhe Tatimet mund të grupohen në një sektor.