KRYEFAQJA » LAJME » BE-Plani europian për refugjatët
plan i ri per refugjatet

BE-Plani europian për refugjatët

Krerët e shteteve të vëndeve anëtare të Bashkimit europian do të diskutojnë sot planin për refugjatët të propozuar nga komisioni europian. Plani, i cili pritet të zbatohet me ndërhyrjen në pikat e nxehta të hartës së refugjatëve, përmban dhe udhërrëfyesin për rikthimin në normalitet të zonës Shengen me kontrollin e aplikimit në kufijtë jashtë BE, specifikisht në Greqi. Sipas planifikimit, deri në 12 Mars Greqia duhet të paraqese planin e veprimit bazuar në rekomandimet e këshillit europian dhe vetëm pas një muaji duhet të raportoje në komisionin europian ecurinë. Në 16 Mars komisioni do të prezantoje raportin e parë për shpërndarjen e refugjatëve. Në 12 prill komisioni europian do të paraqesë për këshillin europian vlerësimin e tij për përshtatshmërinë këtij plani, ndërsa vleresimi i territorit në kufi në Greqi e Turqi do të bëhet në datat 11-17 prill. Në 16 April 2016 Komisioni do paraqesë raportin e dytë për shpërndarjen. E shumta deri në 12 Maj Greqia duhet të raportoje për zbatimin e rekomandimeve të këshillit europian. Komisioni europian do të vlerësoje menjëhere në c’mase i zbaton Greqia detyrimet e kodit të kufirit për zonën shengen, ndërsa deri në Gusht se shumti BE mendon që kontrolli në kufirin e zonës Shengen të bëhet operacional. Dokumenti paralajmëron dhe kontrollin e rrugëve alternative në Ballkan nëse shtrëngohet Greqia. BE duhet të përdore gjithë instrumentet e tij me dispozicion që të monitoroje valën migratore dhe ndonje ndryshim të mundshëm të rrugëve. Për këtë duhet intensifikuar koordinimi me vendet e mundshme të tranzitit si Shqipëria, Mali i zi dhe Bosnje Hercegovina, parashikon dokumenti.