KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE reagon pas zgjedhjes së Trump si president i SHBA
BE reagon pas zgjedhjes së Trump si president i SHBA

BE reagon pas zgjedhjes së Trump si president i SHBA

“Lidhjet mes BE-së dhe SHBA-së janë më të thella se çdo ndryshim politik. Do të vazhdojmë të punojme sëbashku, duke e rizbuluar forcën e Europës”. Këtë koment e ka bërë komisionerja e Lartë e BE-së Federica Mogherini në Tëitter pas fitores së Donald Trump.

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, tha se me zgjedhjen e Donald Trump si president amerikan “me siguri marrëdhënia tejatlantike do të bëhet më e vështirë”. Schulz u shpreh se “shpreson që të respektojë të drejtat dhe rregullat themelore”.

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk dhe ai i Komisionit Europian Jean Claude Juncker kanë uruar Donald Tramp me një mesazh të përbashkët. “Sot është më e rëndësishme se kurr që të përforcojmë marrëdhëniet tejatlantike. Nuk duhet të kursejmë asnjë mundim për të siguruar që lidhjet ndërmjet nesh të mbeten të forta dhe të zgjasin”, shkruan ata. Në letrën e tyre, Tusk dhe Juncker kanë ftuar Tramp që të vizitojë Europën për një takim të nivelit të lartë BE-SHBA sapo të jetë e mundur.