KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE rekomandon zyrtarisht hapjen e kapitullit 35 me Serbinë
BE vendos kontrollin e kufijve

BE rekomandon zyrtarisht hapjen e kapitullit 35 me Serbinë

Komisioni Evropian dhe Shërbimi evropian i Punëve të Jashtme i dorëzuan Këshillit të Ministrave dhe shteteve anëtare të BE-së rekomandimin për hapjen e kapitullit 35 në negociatat me Serbinë. Lajmin e pohoi Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e të Sigurisë, Federica Mogherini. Kapitulli 35 ka të bëjë me çështjen e Kosovës. E pyetur se si i komenton deklaratat e zyrtarëve serbë se në kapitullin 35 kërkohet nga Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, Kocijançiç u shpreh se janë shtetet anëtare të BE-së ato që vlerësojnë performancën e Serbisë dhe që vendosin për hapjen e kapitujve. “Në përputhje me kornizën për negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, Komisioni Evropian dhe Shërbimi evropian i Punëve të Jashtme kanë përgatitur dhe i kanë dorëzuar Këshillit të Ministrave vlerësimin e perparimit të shënuar në dialog me Kosovën dhe u kanë sugjeruar shteteve anëtare hapjen e kapitullit 35”, tha zedhenesja e cial me përparim ka nënkuptuar marrëveshjet e arritura në dialog dhe shqyrtimin e çështjeve te hapura në zbatimin e tyre.