KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE-Turqi, rrezikohet marrëveshja per liberalizimin e vizave
turkey-eu

BE-Turqi, rrezikohet marrëveshja per liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian paralajmëron Turqinë se marrëveshja për liberalizimin e vizave për qytetarët turq mund të mos arrihet, nëse Ankaraja nuk i përmbush angazhimet e saj. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, ka thënë se ndryshimi i ligjit turk për terrorizmin është mes disa kushteve që duhen përmbushur për liberalizimin e vizave. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka refuzuar të plotësojë kushtet e BE-së dhe ka akuzuar bllokun për “hipokrizi”. Bashkimi Evropian dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar Ankaranë për përdorimin e ligjit anti-terrorizëm për të frikësuar gazetarët dhe disidentët. Çështja e udhëtimit pa viza është pjesë e një marrëveshje mes Turqisë dhe BE-së për lehtësimin e krizës së refugjatëve.