KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE vendeve anëtare: Masa nëse refuzoni sistemimin e refugjatëve
BE vendeve anëtare: Masa nëse refuzoni sistemimin e refugjatëve

BE vendeve anëtare: Masa nëse refuzoni sistemimin e refugjatëve

Bashkimi Evropian paralajmëroi se mund të fillojë të marrë masa kundër vendeve anëtare nëse vazhdojnë të refuzojnë pjesëmarrjen në planin e organizatës për sistemimin e refugjatëve. Vetëm dy vende: Finlanda dhe Malta, i kanë respektuar detyrimet sipas programit, ndërsa dhjetra mijëra refugjatë vazhdojnë të jenë bllokuar në vendet e jugut të Evropës. Bashkimi Evropian miratoi në vitin 2015 një plan për t’i shpërndarë në të gjitha vendet anëtare refugjatët e bllokuar në Itali dhe Greqi. Por shifrat tregojnë se vendet anëtare kanë pranuar vetëm 8 për qind nga 160 mijë refugjatët që kishin premtuar t’i sistemonin. Brukseli ka paralajmëruar se nuk do të pranojë më justifikime. Hungaria është mes vendeve që kanë refuzuar të pranojnë refugjatë të zhvendosur. Ky vend ka filluar ta përforcojë gardhin në kufi me Serbinë, si pjesë e masave kundër imigracionit. Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë Hungarinë se ka penalizuar refugjatë legjitimë dhe ka keqtrajtuar imigrantët, akuzë që qeveria hungareze e mohon. Bashkimi Eropian mund ta çojë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë që ajo të përmbushë detyrimet. Evropa po bën përpjekje të dëshpëruara për të ndalur rrjedhën e imigrantëve. Gjermania është një nga shtetet evropiane që po përshpejton deportimin e atyre të cilëve u është mohuar azili.