KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE vendos, 120 mijë emigrantë në të gjithë kontinentin
BE vendos, 120 mijë emigrantë në të gjithë kontinentin

BE vendos, 120 mijë emigrantë në të gjithë kontinentin

Ministrat e brendshëm europianë kanë rënë dakord për një marrëveshje për të shpërndarë  120 mijë emigrantë në të gjithë kontinentin në një votim të miratuar nga një shumicë e konsiderueshme. Sipas planit, emigrantët do të zhvendosen nga Italia, Greqia dhe Hungaria për në vendet e tjera të BE-së. Rumania, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria votuan kundërpranimit të kuotave të detyrueshme. Por shumica e shteteve anëtare të BE-së mbështetën planin, që do të hyjë në fuqi gjatë dy viteve të ardhshme. Finlanda ishte i vetmi vend nga 28 anëtaret e Bashkimit Europian që abstenoi votimin.  Polonia që e kishte kundërshtuar propozimin, votoi pro tij.