KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bebe Rexha, këndon në Tiranë
bebe rexha, live, kendon ne tirane, mbremjen e djeshme, emocionohet, dibrane

Bebe Rexha, këndon në Tiranë

 

Bebe Rexha, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka performuar mbrëmjen e së premtes në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Ajo është emocionuar ndërsa ka pohuar para publikut origjinen e saj nga Dibra, si dhe faktin që shqiptarët janë mbështetësit më të mëdhenj të saj në Facebook dhe Instagram. Bebe Rexha njihet më së shumti si autore tekstesh, pasi kështu i ka fillesat e karrierës së saj. Ajo u lind ne Bruklin nga dy prindër shqiptarë, emigrantë në Amerikë që në vitin 1980. Emri i saj i vërtetë është Bleta, ndërsa Bebe është pseudonimi i artit. Që në shkollë ajo nisi të mësonte pianon dhe kitarën si dhe iu bashkua korit. Adoleshente, Bleta shkroi një këngë dhe konkurroi me të në Akademinë Kombëtare të Regjistrimeve, Arte dhe Shkencë. Aty fotoi cmimin si autorja më e mirë e teksteve, mes 700 konkurrentëve të tjerë. Kjo i hapi rrugën studimit në këtë fushë si dhe shndërrimit të saj në autore këngësh të artistëve të njohur amerikanë si Rejkon, Pitbull, Martin Garriks, David Gueta etj.