KRYEFAQJA » LAJME » Beckenbauer merr gjobë nga Komiteti Etik i FIFA-s
Beckenbauer merr gjobë nga Komiteti Etik i FIFA-s

Beckenbauer merr gjobë nga Komiteti Etik i FIFA-s

Komiteti Etik i FIFA-s i ka vënë një gjobë prej shtatë mijë frangash zvicerane (rreth 6.350 euro) dhe një dënim gjermanit Franz Beckenbauer sepse nuk ka pranuar të bashkëpunojë në hetimin për dhënien e organizimit të kampionateve botërore të futbollit 2018 dhe 2022 respektivisht Rusisë dhe Katarit, për të cilin ka dyshime për korrupsion.

Në vitin 2010, ish-lojtari i talentuar gjeman, aktualisht president nderi i Bajernit të Mynihut, bënte pjesë në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s që zgjodhi selitë e dy ngjarjeve.

Faji i Kaiser-it, sipas Komitetit Etik, është se nuk i është përgjigjur pyetjeve në një takim me të ngarkuarin për hetimet, Michael Garcia, dhe asnjërës nga pyetjet e mëpasme të bëra me shkrim. Beckenbauer po për këtë çështje ishte pezulluar nga FIFA për 90 ditë në vitin 2014.

Beckenbauer vazhdon të jetë në shënjestër për dhënien e organizimit të botërorit 2006 Gjermanisë. Ai në atë kohë ishte president i Komitetit promovues i kandidaturës dhe pastaj numri një i Komitetit Organizativ. Edhe përcaktimi atij botërori duket se është dhënë në mënyrë të paqartë.