KRYEFAQJA » LAJME » Begu: Numërimi shpresojmë të mbyllet rreth orës 18.30
Begu: Numërimi shpresjmë të mbyllet rreth orës 18.30

Begu: Numërimi shpresojmë të mbyllet rreth orës 18.30

Ritmi i numërimit të votave për kreun e Bashkisë së Dibrës ka ardhur duke u rritur. Kryetari i KZAZ 19 Fadil Begu i tha TVSH se shpresojnë që rreth orës 18.30 gjithshka të përfundojë. Rezultati i deritanishëm është ndjeshëm në favor të kandidati socialist mjekut Muharrem Rama. Pas numurimit të 92 kutive të votimit ai është mbi 3400 vota më shumë se kundërshtari i tij Sherefedin Shehu. Në votimet e së djelës vota u hodh në 118 kuti votimi, ndërsa morën pjesë 60 përqind e rreth 57 mijë zgjedhësve.