KRYEFAQJA » LAJME » Bëhuni gati për 5G!
lajme teknologji 5g

Bëhuni gati për 5G!

Vetëm pesë vite pasi smartfoni i parë 4G u hodh në treg, industria e wirelessit po përgatitet për 5G.

Gjithësesi, ka shumë pengesa që industria duhet të marrë parasysh para se ju të shikoni simbolin 5G në ekranin e celularit tuaj. Për shembull, duhet ditur se çfarë përfaqëson 5G, pastaj të dimë si do të duket dhe si do të arrihet.

Përdoruesit e telefonave e kanë rritur ndjeshëm përdorimin e hapësirave 4G, duke parë video direkt nga interneti. Prandaj nevoja për një rrjet 5G është e pashmangshme. Teksa inxhinjerët e telekomunikacionit punojnë intensivisht për të zhvilluar teknologjinë 5G, ne do të shohim shkurtimisht çfarë është, kur, ku dhe pse duhet 5G.

Çfarë është 5G?

Gërma “G” në 3G, 4G dhe 5G do të thotë “generation” – ose shqip, “gjeneratë”.

Kështu, 5G do të jetë gjenerata e pestë e teknologjise wireless.

Standartet për teknologjinë 5G nuk janë përcaktuar akoma. Sipas Bill Smith, presidentit të kompanisë së njohur të telekomunikacionit AT&T, 5G do të përkufizohet në vitin 2018 dhe standartet e tij do të kodohen diku nga 2019-a, nga Bashkimi Internacional i Telekomunikacionit (degë e Kombeve të Bashkuara).

Standartet do të përcaktojnë cila teknologji wirelss do të quhet “5G”, gjtihashtu se cilat karakteristika duhet të përfshijë, si për shembull: shpejtësia, konsumi i baterisë dhe larmishmëria e pajisjeve që do të mund ta përdorin.

Sa i shpejtë ështe 5G ?

Për fat të keq, për përdoruesit ka një ndryshim midis eksperimenteve laboratorike dhe realitetit. Shpejtësitë maksimale të internetit janë një dëshirë e madhe e të gjithëve, por në të vërtetë, shpejtësit që përjetojmë janë goxha më të vogla nga ato që na premtohen.

Nokia, një nga kompanitë që përdor më së shumti 5G, beson se teknologjia e saj 5G do të lejojë përdoruesit të përjetojnë afro 100 Megabits për sekondë – që do të thotë katër herë më shumë se shpejtësia maksimale e rrjetit 4G.

Një tjetër karakteristikë e 5G, është se do të ketë vonesa minimale, që do të thotë se koha që i duhet rrjetit për tu përgjigjur, do të jetë tejet e ulët.

Si do të funksionoje 5G ?

Rrjeti i telefonave të sotëm shpërndan në një rang frekuencash që varion nga 700 MHz deri në 3,500 Mhz. Ndërsa kompanitë e wirelessit po eksperimentojnë me rrjetin 5G në vende me frekuenca shumë të larta, deri në 73,000 MHz.

Kjo bëhet pasi sinjalet me frekuencë të lartë, kanë avantazhin të përçojnë të dhëna me shpejtësi të lartë. Por e meta e tyre është që përçojnë në distanca shumë të vogla, dhe nuk mund të kapërcejnë pengesa, si psh: muret.

Kjo do të thotë që pajisjet e nevojshme për rrjetin do të duhet të vendosen në majë të ndërtesavë, brenda çdo shtëpie dhe mundësisht brënda çdo dhome.

Prandaj 5G është një Plotësues i 4G, jo një zëvëndësues. Në ndërtesa dhe vende të populluara, 5G mund ta përmirësojë shpejtësine. Por kur jeni në lëvizje të shpejtë, 4G është mundësia e vetme për internet të shpejtë – të paktën për njëfare kohe.

Kur do të vijë 5G ?

Asnjë nga këto pyetje s’mund të marrë përgjigje së shpejti. Industria ka arritur një marrëveshje për t’i kryer eksperimentet në Korenë e Jugut gjatë lojërave Olimpike Dimërore në 2018-ën.

Gjithashtu, kompanitë telefonike duhet të përgatiten për të prodhuar pajisje që marrin e përçojnë sinjale 5G pa e rritur çmimin në mënyrë drastike.