KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bejkersfild, terror në festë
Bejkersfild, terror në festë

Bejkersfild, terror në festë

14 persona u qëlluan me armë zjarri gjatë një feste familiare në qytetin amerikan Bejkersfild në Kaliforni. 2 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Në feste ishin mbledhur rreth 100 të rinj kur tre persona hynë në mes të turmës dhe nisën të qëllonin me revolvere, pak pas mesnatës. Gjurmë plumbash janë gjetur edhe në makinat dhe shtëpitë përreth, kurse tre personat e panjohur u larguan me nxitim me një makinë, para se të mbërrinte plicia. Hetuesit po mbledhin ende të dhëna dhe po marrin në pyetje dëshmitarët për të zbuluar autorët dhe motivet e ngjarjes së rëndë.