KRYEFAQJA » LAJME » BEKIM BALAJ, SËRISH GOL ME TEREK GROZNIN NË RUSI
bekim balaj, terek grozny, gol, lajme sport

BEKIM BALAJ, SËRISH GOL ME TEREK GROZNIN NË RUSI

Bekim Balaj duket se po kalon një formë të mirë sportive me klubin e tij në Rusi, pas transferimit nga Kroacia. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit shënoi një tjetër gol në Superligën ruse për ekipin e tij, Terek Groznin. Një top i harkuar nga Mitrishev në minutën e 33-të të lojës, u shndërrua në gol nga Balaj pas gjuajtjes së saktë me kokë. Goli i shkodranit ishte mjaft i rëndësishëm, sepse ktheu rrjedhën e lojës në favor të vendasve. Futbollisti kuqezi barazoi shifrat 1-1 pas epërsisë së përkohshme të miqve, që kishin gjetur golin në minutën e 31-të, ndërsa Viker shënoi golin e fitores dy minuta pas Balajt. Në fakt këto 5 minuta të pasgjysmëorës së parë të ndeshjes kanë vulosur fatin e këtij takimi, sepse nuk ka patur më gola të tjerë. Një javë më parë Balaj kuqezi realizoi një tjetër gol me kokë për Terek Groznin.