KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bekim Fehmiu – pasuri e shqiptarëve dhe serbëve
Bekim Fehmiu - pasuri e shqiptarëve dhe serbëve

Bekim Fehmiu – pasuri e shqiptarëve dhe serbëve

80 vjetori i lindjes së aktorit të famshëm shqiptar Bekim Fehmiu, është përkujtuar në një mënyrë të veçantë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, e cila u publikua edhe në faqen zyrtare të qeverisë shqiptare. “Dëshirojmë të shprehim konsideratën e lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut. Ai ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë, të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë. Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i faktit të pamohueshëm se, cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbe” vlerësohet në deklaratëm e përbashkët mes kryeministrave Rama e Vuçiç.