KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Belgjikë, 3 të vdekur nga përplasja e trenave
belgjike, trenat

Belgjikë, 3 të vdekur nga përplasja e trenave

3 persona mendohet të kenë humbur jetën ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë një aksidenti të trenave në afërsi të qytetit belg, Liezh. Numri i viktimave mund të rritet pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash, ndërsa udhëtonte me shpejtësi prej 90 km në orë. Arsyeja e aksidentit mbetet ende e paqartë, ndërsa disa prej të plagosurve mezi janë nxjerrë nga punonjësit e shpëtimit pasi ata kishin mbetur të bllokuar nën vagonat e trenit tashmë të shkatërruar.