KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Belgjikë, arrestohen dy vëllezër të dyshuar për sulme terroriste
belgjke, arrestime, dy vellezer, sulme terroriste

Belgjikë, arrestohen dy vëllezër të dyshuar për sulme terroriste

Policia belge ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se po planifikonin sulme terroriste. 33 vjeçari Nuredin H. dhe vëllai i tij Hamza H. u ndaluan pas një operacioni të ndërmarrë në rajonin Mon dhe qytetin e Liezh. Pavaresisht se gjatë operacionit nuk u gjetën armë dhe ekplozivë, zyra e prokurorit federal bëri të ditur se nga hetimi kishte rezultuar se këta dy persona po planifikonin të ndërmerrnin sulme terroriste në Belgjikë. Prokuroria shtoi se akoma nuk janë gjetur lidhje mes këtyre dy personave dhe sulmeve terroriste që goditën Brukselin në mars të këtij viti.