KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Belgjikë, arrestohen të rinj të dyshuar për terrorizëm
antrep, belgjike, te rinj te dyshuar, terrorizem, sulme

Belgjikë, arrestohen të rinj të dyshuar për terrorizëm

Policia belge ka arrestuar katër të rinj të moshës nga 16 deri në 19 vjeç, të cilët dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në qytetin port të Antwerpit. Stacioni qëndror i këtij qyteti mendohet se ishte një nga shënjestrat e sulmeve të planifikuara terroriste. Të rinjtë ishin rekrutuar nga një person i quajtur Hiçam Shaib, i cili tashmë ndodhet në Siri ku po lufton në krah të militantëve të shtetit islamik. Të rinjtë kishin qënë nën vëzhgimin e policisë prej disa kohësh, dhe disa prej tyre u rrëfyen gjatë marrjes në pyetje.