KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Benetto Lupo, koncert recital në Vlorë

Benetto Lupo, koncert recital në Vlorë

Benedetto Lupo, pianisti i mirënjohur italian vjen për herë të parë në Vlorë, me një recital. Ai solli tingujt e mrekullueshëm të veprave të autorëve të mirënjohur ndërkombëtar si Nino Rota, Claude Debussy, Alexander Scriabin e Sergej Rachmaninov.

Një koncerti në sallën e teatrit Petro Marko ka ngjallur emocion mes të pranishmëve.

Benedetto Lupo shquhet për një aktivitet të rëndësishëm didaktik në muzikën e dhomës,ndërsa mban çmimin e madh të Diapason D’OR. Benedetto Lupo është edhe titullar i katedrës së pianos të akademisë kombëtare te Santa Çecilia në Romë,duke u vlerësuar si një nga pianistët më të mirë të shtetit fqinj.