KRYEFAQJA » LAJME » Beograd, arrestohet një person që kërcënonte se do të hidhte veten në erë
Beograd, arrestohet një person që kërcënonte se do të hidhte veten në erë

Beograd, arrestohet një person që kërcënonte se do të hidhte veten në erë

Policia serbe tha se arrestoi një person, i cili kërcënoi se do të shpërthente dy granata dore përpara ndërtesës së Qeverisë në Beograd. Personi u arrestua orët e para të mengjesit, pas disa orësh negociatash me policinë. Qendra e qytetit, përreth ndërtesës së Qeverisë u bllokua për qarkullim. I dyshuari kishte shkuar me makinën e tij përpara ndërtesës së Qeverisë dhe kërcënonte se do të hidhte veten në erë. Sipas medias shtetërore serbe, personi ka të kaluar kriminale dhe ka kërkuar të bisedojë me zyrtarë policorë që ndiqnin hetimet ndaj tij.