KRYEFAQJA » LAJME » Beograd, nis forumi “A mundet demokracia tu mbijetoje trazirave globale”
Beograd, nis forumi "A mundet demokracia ti mbijetoje trazirave globale"

Beograd, nis forumi “A mundet demokracia tu mbijetoje trazirave globale”

Në Beograd ka nisur forumi dy ditor me teme “A mundet demokracia tu mbijetojë trazirave globale”, ku po merr pjesë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Sëbashku me kryeminstrin serb Aleksandër Vuçiç, zoti Rama ka nënvizuar idenë se vendet e Ballkanit duhet të lënë pas mënyrat të sjelles ndaj njëri-tjetrit siç ka ndodhur në të kaluarën, dhe të bashkëpunojnë në rrugën drejt integrimit.
Zoti Vuçiç tha se vendet e rajonit nuk duhet të bëjnë gjëra kundër njëri-tjetrit, pasi kjo pengon integrimin dhe rritjen ekonomike, ndërsa vuri theksin tek bashkëpunimi. “Jam krenar që them se dëshirojmë marrëdhënie më të mirë me shqiptarët dhe boshnjakët. Pasi kështu në mënyrë potenciale do të kemi rritje më të madhe ekonomike se vende të tjera të BE. Nëse bëjmë gjëra kundër njëri-tjetrit nuk kemi mundësi të bëjmë përpara, por nëse bashkëpunojmë do të ecim më mirë. BE shpesh vendos detyra të reja”, tha zoti Vuçiç.
Për kryeministrin shqiptar Edi Rama me rëndësi nuk është vetëm anëtarësimi në BE, por e gjithë rruga drejt integrimit dhe e modernizimit të shoqërive.“Mendoj se ne të paktën këtu në Ballkan do të jemi të qartë për një pikë të thjeshtë: procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku, sepse disa njerëz e presin këtë nga ne. Por është një rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona, përmes integrimit në BE” tha zoti Rama. “Europa ka qenë gjithmonë në një kohë të mirë kur ne ishim rrëmujë. Sot po përpiqemi të jemi ne një formë të mirë, dhe ata po bëjnë rrëmujë, dhe duket sikur nuk do të ketë një moment kur do jemi të dy palët në formë të mirë” shtoi më tej ai.
Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri zoti Rama veçoi reformën në drejtësi. “Kemi kaluar një reformë kushtetuese, me ndryshime që janë kaq radikale. Njerëzit mund të kenë ndjesi të ndryshme për Brukselin, Moskën, etj. Por duhet të na lejojnë të dalim nga historia e një rruge jo shumë bujare, dhe të përpiqemi të ecim bashkë drejt një rruge të përbashkët. Ne duhet të jemi modernë më në fund, dhe të dalim nga mënyrat fëminore, si peng i së kaluarës”tha zoti Rama.
Forumi vazhdon.