KRYEFAQJA » LAJME » Beograd, Njuland vlerëson dialogun Prishtinë – Beograd
Beograd, Njuland vlerëson dialogun Prishtinë - Beograd

Beograd, Njuland vlerëson dialogun Prishtinë – Beograd

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është në drejtimin e duhur. Vlerësimi erdhi nga ndihmesekretarja amerikane e shtetit gjatë një prononcimi për mediat pas takimit që ajo zhvilloi me kryeministrin serb Vuçiç dje në Beograd. Duke theksuar se procesi i dialogut mes dy vendeve mund të zgjasë, Nuland theksoi se SHBA-të janë të gatshme ta përshpejtojnë dhe ndihmojnë atë. Përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare të Serbisë, zëvendësekretarja amerikane e shtetit tha se Serbisë nuk i duhet të zgjedhë  mes Rusisë dhe Amerikës. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug, raportoi se Nuland deklaroi se i kupton shumë mirë lidhjet e hershme mes Serbisë dhe Rusisë, duke shtuar se SHBA-të nuk shohin ndonjë kontraditë në faktin që Serbia ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe po aq të mira me Amerikën. “SHBA-të do ta mbështesin gjithmonë Serbinë në rrugën e saj europiane”, tha Nuland. Ndërkohë, Serbia është ofruar të sigurojë strehim për dy persona që mbaheshin në burgun e Gjirit të Guantanamos, një oferte kjo për të cilin sekretari Kerri shprehu mirënjohjen, dhe që u vlerësua nga nënsekretarja Nuland. Në këtë mënyrë, Serbia ju bashkohet 30 vendeve të cilat që nga viti 2009 kanë paraqitur mundësi strehimi për mbi 100 të ndaluar të burgut, i cili tashmë është drejt mbylljes.