KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj: 600 mijë euro investim për poliklinikën e Peshkopisë
Beqaj: 600 mijë euro investim për poliklinikën e Peshkopisë

Beqaj: 600 mijë euro investim për poliklinikën e Peshkopisë

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune në Peshkopi, ka folur mbi investimet që pritet të nisin përgjatë muajit të ardhshëm si në poliklinikën e qytetit, shërbimin e gjinekologjisë në spital si dhe në qendrat shëndetësore në Maqellare e Kastriot.

“Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë që lidhet me kujdesin shëndetësor, në këtë rast është spitalor por është vijimi i sistemit të referimit nga ju tek mjeku i familjes në poliklinikë. Të hënën e ardhshme, është gara publike për rikonstruksionin e poliklinikës së spitalit të Dibrës. Janë 600 mijë euro ku parashikohet një rehabilitim me themel i Poliklinikës. Pastaj, do të shoqërohet me një tjetër mundësi, paratë janë të siguruara, me 400 mijë euro pajisje për Poliklinikën e spitalit të Dibrës,” është shprehur Beqaj.

Por këtë javë, sipas ministrit Beqaj, do të nisë edhe riorganizimi i sistemit të organizimit dhe funksionimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në Bashkinë e Dibrës,

“Siç jeni njoftuar, nga java e ardhshme, edhe shërbimi i urgjencës, kalon në një nivel të ri në të gjithë Dibrën. Autoambulancat nuk do të jenë më të stacionuara vetëm në spital, por të paktën nga mëngjesi deri në darkë, do të vendosen në disa pika të territorit të bashkisë që të paktën të kursejmë kohën e vajtjes së një urgjence,” pohoi Beqaj.

Mjekët e sistemit parësor në Qarkun e Dibrës, jane pajisur me çantat të urgjencës, me të gjitha mjetet dhe aparaturat e nevojshme për dhënien e ndihmës së parë, dhe përcaktimin e shpejtë të diagnozës tek pacientët.