KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj; Dezinsektikimi
ilir beqja, dezinsektikimi

Beqaj; Dezinsektikimi

50 hektarë sipërfaqe kryesisht ne zonat bregdetare jane dezinsektuar në zonën e Shkodrës dhe atë të Velipojës gjatë këtij viti. Gjatë inspektimit të punës në terren të një prej ekipeve që po zbaton programin e dezinsektimit të Ministrisë së Shëndetësisë,ministri Beqaj , tha se praktika e deziensektimit eshte reflektuar drejtperdrejt ne permiresimin e situates , ne zonat problematike. Besoj se kjo ndihmon jo vetëm në mbarëvajtjen e sezonit turistik duke pakësuar bezdisjen ndaj pushuesve, por sigurisht ul shumë edhe rrezikun që nëpërmjet tyre mund të merren sëmundje të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut,” pohoi Beqaj. Per here te pare kete vit preparatet e përdorura, janë krejtësisht agjentë biologjikë, duke bere te mundur luftimin e larvave dhe mushkonjave pa dëmtuar florën dhe faunën, dhe pa asnje ndikim tek njerezit apo kafshët .