KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj inspektoi qendrat shëndetësore në Malin e robit në Golem, rritet numri i pacientëve
Beqaj inspektoi qendrat shëndetësore në Malin e robit në Golem, rritet numri i pacientëve

Beqaj inspektoi qendrat shëndetësore në Malin e robit në Golem, rritet numri i pacientëve

Ka mbetur më shumë se një muaj nga mbyllja e sezonit turistik por sëmundshmëria ndër pushues duket se do të kapërceje shifrat e një viti më parë. Sipas kreut shëndetësisë rreth 24 mijë pushues kanë marrë ndihmë mjeksore deri më tani pranë plazheve , ndërkohë që vitin e kaluar vera u mbyll me 25 mijë individë të sëmurë.

Në një vizitë pranë qendrës mjeksore në Malin e robit në Golem , mjekët i raportuan ministrit se problemet kanë prekur më shpesh të vegjlit të cilët janë paraqitur me shqetësime gastrointestinale dhe alergji të lëkurës.

Esmeralda Zaçe, mjeke pranë kësaj QSH-je u shpreh se deri më sot, kemi realizuar 1500 vizita, ku pjesa më e madhe kanë qenë femijë me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore por edhe gastroenterite apo reaksione alergjike, kurse pjesa tjetër i takon moshave më të mëdha me kriza hipertensive apo çrregullime të diabetit.

Mjekët shtojnë se me shtimin e pushuesve në gusht, është shtuar shumë edhe sëmundshmëria. Nga vendosja e diagnozave vihet re se shkak për këtë është edhe bërë shpesh edhe mungesa e kushteve higjeno-sanitare.