KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj: Këto dy vite më shumë barna, të sigurta dhe me çmime më të lira
Beqaj: Këto dy vite më shumë barna, të sigurta dhe me çmime më të lira

Beqaj: Këto dy vite më shumë barna, të sigurta dhe me çmime më të lira

Dy vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të barnave Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj tha se sot shqiptarët kanë më shumë barna në treg, të sigurta dhe me çmime më të lira. Në këto tre vite në listën e rimbursueshme ai tha se për sëmundjet tumorale kemi 25 barna më shumë ndërsa për ato të zemrës 30 të tilla . Në lidhje me akuzat për mungesë cilësie dhe për pakënaqësi të firmave patentë në vendin tonë Beqaj tha se sot barnat nga vendet e origjinës zënë 55% të tregut .

Interesimit të TVSH në lidhje me ankesat e shtuara të qytetarëve mbi procedurat e shtuara të rimbursimit të insulinës të cilat kanë krijuar rradhë dhe pritje të gjata në QSUT, ministri Beqaj tha se kjo burokraci do të marrë fund në tetor me hyrjen e recetës elektronike.

Vetëm në dy vjet në shqipëri janë regjistruar për herë te parë 671 barna, që llogaritet 1 bar çdo ditë.