KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj prezanton riorganizimin e Shërbimin të Urgjencës në Gjirokastër

Beqaj prezanton riorganizimin e Shërbimin të Urgjencës në Gjirokastër

Më shumë autoambulanca do të jenë në shërbim të pacientëve në Qarkun e Gjirokastrës. Pertej investimeve ne infrastrukture, ministri i shendetetesise Ilir Beqaj tha se edhe riorganizimi i shërbimit të urgjencës në Gjirokastër është premisë për të ofruar një shërbim më cilësor.

Sipas kreut të shëndetësisë, shpërndarja e autoambulancave në disa pika do të bëjë të mundur jo vetëm ofrimin e shërbimit në një kohë më të shpejtë, por edhe shkurtimin e kohës së mbërrijes në spital. Riorganizimi i Shërbimit të Urgjencës ka filluar në disa qarqe të vendit, duke synuar ofrimin e nje shërbim më të shpejtë per pacentët.