KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj: Shërbim shëndetësor i specializuar në zonat turistike.
ilir beqaj, sezoni turistik, sherbimi shendetesor, spitali himare

Beqaj: Shërbim shëndetësor i specializuar në zonat turistike.

Rreth 17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin përgjatë sezonit turistik. Ky fakt u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një vizite pune të kryer në qendrat shëndetësore të Bashkisë së Himarës. Per ministrin Beqaj këtë vit shërbimi është edhe më i plotë kjo sipas tij sepse janë shtuar më shumë mjekë dhe infermierë, është rritur shumllojshmërisë e barnave dhe materialeve mjekësore.

Sipas mjekëve mesatarisht çdo ditë përballen me 20-25 raste të vizitave dhe urgjencave.

Kryetari i Bashkisë Himarë u shpreh se hapja e qëndrave shëndetësore ka sjellë rritje të turistëve kjo pasi këtë vit jep më shumë siguri edhe ky shërbim mjeksor i shtuar.