KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj: Sistemi i ri i urgjencës rrit cilësinë, shtohet ekipi mjekësor
Beqaj: Sistemi i ri i urgjencës rrit cilësinë, shtohet ekipi mjekësor

Beqaj: Sistemi i ri i urgjencës rrit cilësinë, shtohet ekipi mjekësor

Praktika e transportimit drejt spitalit të pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët do të marrë fund me riorganizimin e Shërbimit të Urgjencës. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë prezantimit të këtij shërbimi në qarkun e Korçës ka sqaruar se transporti i të sëmurve do të kryhet vetëm nga ekipe mjeksore të specializura për të dhënë ndihmën e parë. Për këtë arsye është shprehur Ministri Beqaj ky proces riorganizimi do të shoqërohet me rritje të numrit të mjekëve , të autoambulancave dhe gjithashtu të shoferve.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila pritet të vendoset në funksion të plotë këtë pranverën, do të jetë ajo që do të bashkërendojë dhe menaxhojë të gjitha rastet e urgjencave në të gjithë vendin.