KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj vizitoi në QSUT të plagosurit e shpërthimit të Ballshit
Beqaj vizitoi në QSUT të plagosurit e shpërthimit të Ballshit

Beqaj vizitoi në QSUT të plagosurit e shpërthimit të Ballshit

4 prej të plagosurve nga shpërthimi i uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh , pas marrjes së ndihmës së parë në spitalet rajonale, i janë nënshtruar terapise intensive në spitalin e djegie plastikes në QSUT. Sipas shefit të shërbimit Prof Gjergji Belba, 2 prej tyre paraqiten në gjendje të normalizuar ndërsa dy të tjerë, edhe për shkak të moshës, paraqesin klinike të vështirë, ecuria e së cilës mbetet për tu parë në orët në vashdim.

Të plagosurit janë vizituar edhe nga ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili duke e cilësuar ngjarjen e rëndë tha se janë garantuar të gjitha kushtet për mjekim të plotë.

Ndërkohë në oborrin e spitalit të afërm dhe familjarë të pacientëve të tronditur nga ngjarja qëndrojnë në pritje të lajmeve nga mjekët për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.