KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj:Hapen qendrat shëndetësore në zonat turistike, sivjet 3 më shumë
Hapen qendrat shëndetësore në zonat turistike, sivjet 3 më shumë

Beqaj:Hapen qendrat shëndetësore në zonat turistike, sivjet 3 më shumë

Shërbimi shëndetësor në zonat turistike do të zgjerohet me tre qendra shëndetësore më shumë duke filluar nga data 1 korrik. Ministri i shëndetësisë Beqaj tha se kjo masë jo vetëm shton përkujdesjen ndaj pushuesve por rrit edhe fluksin e shërbimeve të ofruara nga spitalet bregdetare si pasojë e referimeve të tyre.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se falë fondeve të kooperacionit Italian urgjencat e spitaleve të Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës do të kenë mbështetje në pajisje, protokolle dhe trajnim të stafit pritës.

Ministri i shëndetësisë Beqaj tha se se muajin e ardhshëm do të kemi një godinë të re Urgjencës kombëtare ndërsa po përgatitet hapja e prokurimin publik për sistemin e kontrollit dhe të komandës së kësaj urgjence.