KRYEFAQJA » LAJME » Beqja: Luftë informalitetit në shëndetësi
Beqja: Luftë informalitetit në shëndetësi

Beqja: Luftë informalitetit në shëndetësi

Aksioni qeveritar kunder informalitetit, do të përfshijë edhe shëndetësinë shqiptare. Lajmi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Në një konference për shtyp zoti Beqja deklaroi se aksioni do të synojë tregun e barnave dhe shërbimet të kujdesit shëndetësor. “Kur qytetarët blejnë një bar apo paguajnë për një shërbim shëndetësor, pjesë e pagesës së tyre është edhe sasia e parave që duhet të shkojë nga private në arkën e shtetit. Qytetarët e paguajnë këtë sasi parash, por jo të gjithë privatët e shkojnë tek arka e shtetit. Prandaj duhet të sigurojmë që të gjithë pacientët që për barnat që blejnë në treg të marrin kuponin tatimor”. Sipas ministrit të shëndetësisë barnat e shërbimet e ofruara në mënyrë informale nuk rrezikojnë vetëm gropën në të ardhurat e shtetit, por edhe shëndetin e jetën e pacientit. “Shmangia e rrugëve normale dhe të kontrolluara bartin rrezikun e përdorimit të barnave të falsifikuara si dhe rrezikun e humbjes së efektshmërisë nëse barnat tregtohen jashtë zinxhirit të sigurisë së barit” tha ministri i shëndetësisë Ilir Beqja.