KRYEFAQJA » LAJME » Berat, ish shtëpia ushtarakëve, së shpejti godinë institucioni i bashkisë
bashkia berat ish shtepia ushtarakeve godina e re

Berat, ish shtëpia ushtarakëve, së shpejti godinë institucioni i bashkisë

Ish shtëpia e ushtarakëve në qytetin e Bertatit do të jetë institucioni i bashkisë, ku së shpejti qytetarët do të marrin shërbimet e tyre. Pasi kaloi nga varësia e Ministrisë së Mbrojtjes nën varësi të bashkisë, godina do të rikonstruktohet dhe do të jetë institucioni vendor i bashkisë më të madhe të Qarkut të Beratit. Nënkryetari i bashkisë, Bledar Blana, bëri me dije se ish godina e Shtëpisë së Oficerëve do të rikonstruktohet totalisht dhe do të pajiset me të gjitha sallat dhe zyrat e nevojshme.

Projekti për rikonstruksionin e objektit ka nisur të zbatohet pasi vetë bashkia nga fondet e saj ka lëvruar një pjesë të fondit prej 80 milionë lekësh të reja, i ndarë në dy faza për vitin 2016 dhe pjesa tjetër për vitin 2017.