KRYEFAQJA » LAJME » Berat: Mungesa e sinjalistikës rrugore,burim aksidentesh

Berat: Mungesa e sinjalistikës rrugore,burim aksidentesh

Mungesa e sinjalistikës në rrugët e brendëshme të qytetit të Beratit është bërë shpesh shkak për aksidente, të cilat janë mbyllur me viktima dhe të plagosur. E ndërsa, specialistët e qarkullimit rrugor kanë kërkuar ndihmën e njësive vendore që të marin masa për këtë problem, pasojat bihen mbi qytetarët. Shtimi i mjeteve në qarkullim si pasojë e sezonit turistik, por dhe punimet në rrugë kanë nxjerr në pah mungesën e theksuar të sinjalistikës, kryesisht vijave të bardha por edhe tabelave t`ë cilat n`ë disa rrug`ë duket sikur nuk kanë qenë të vendosura kurrë.

Në të gjitha pjesët e rrugëve ku vijat e bardha duhet të jenë për të orjentuar këmbësorët dhe ndaluar drejtuesit e mjeteve të kalojnë përpara tyre, ato nuk ekzistojnë prej kohësh.