KRYEFAQJA » LAJME » Berat, nis kompensimi i fermerëve të dëmtuar nga përmbytjet e 2015-ës
Berat, Nis kompensimi i fermerëve të dëmtuar nga përmbytjet e 2015-es

Berat, nis kompensimi i fermerëve të dëmtuar nga përmbytjet e 2015-ës

6.4 milionë është vlerësuar dëmi i shkaktuar fermerëve dhe bizneseve nga përmbytjet e 2015-es në rajonin Fier-Berat-Vlorë. Nga sot ka filluar procesi i ndarjes së këtij fondi që përmbyll ciklin e dëmshpërblimit të të dëmtuarve . Këtë lajm kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi e ndau me gazetarët në Berat, teksa mori pjesë në ndarjen e paketës së radhës, të ndihmës që Arabia Saudite ka sjellë për familjet e dëmtuara nga përmbytjet. Bëhet fjalë për rreth 19 tonë miell që u është shpërndarë këtyre familjeve.