KRYEFAQJA » LAJME » Berat, Rama pa nga afër rritjen e kapacitetit të eksporteve
Berat, Rama pa nga afër rritjen e kapacitetit të eksporteve

Berat, Rama pa nga afër rritjen e kapacitetit të eksporteve

Produktet Bujqësore Shqiptare, nga fushat po mbërrijnë në tregjet ndërkombëtare. Skema mbështetëse e qeverisë, me grande për fermerët dhe agrobiznesin, jo vetëm ka rritur cilësinë dhe vendet e punës, por edhe ka zgjeruar hartën e eksporteve. Lorenc Hatija është një nga fermerët në Kutalli të Beratit, që ka përfituar nga programi i mbështetjes në bujqësi, duke ndërtuar një pikë grumbullimi për produktet bujqësore të zonës, ambalazhimin me destinacion tregjet ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama pa nga afër rritjen e kapaciteteve deri në 7-8 mijë tonë produkte për eksport,pas financimit të përfituar.

Lorenc Hatija, sipërmarrës bujqësor në Berat u shpreh se: Nga tetori 2015 kemi kaluar në 3000 tonë. Tani kemi mbidyfishim, në mall dhe në të gjitha. Nga fillimi i 2015, që kishim rreth 3000 tonë, tani kemi 7-8 mijë ton vetëm eksport, 100 % eksport.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se: Në janar kemi patur një rritje të eksportit. Nga 1.1 miliardë lekë janarin e kaluar, në 1.5 miliardë lekë këtë janar. Ka një rritje të eksportit dhe ka një rënie të importit të disa prodhimeve bujqësore, që kanë patur një zhvillim më të konsiderueshëm, falë mbështetjes që kemi dhënë. Kemi hapur një cikël komplet të ri për bujqësinë me mbështetjen e qeverisë shqiptare që ka ngritur një fond garancie dhe me bankat e nivelit të dytë, që falë bashkëpunimit tonë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim janë të gatshme të japin kredi me interesa shumë të favorshme për bujqësinë. Kjo e kombinuar me programin e financimit të ujitjes dhe kullimit, programi më i madh që ka financuar një qeveri shqiptare në këto 25 vjet për të siguruar që pastrohen të gjitha kanalet dhe të sigurohet ujitja dhe kullimi, ne kemi besim se do të na japë një hop cilësor dhe sasior.”

Lorenci la Greqinë, për të zhvilluar biznesit e tij në Shqipëri, pas mundësive që krijoi qeveria për agrobiznesin.

Të njëjtin biznes e kam ngritur në Greqi. Me këtë që po shoh këto dy vitet e fundit, shpresoj ta zhvendos të gjithë biznesin tim këtu. Shoh ndihmën dhe garancinë që kemi këtu nga shteti. Zona që kemi këtu është një zonë me prodhimtari që sa vjen e rritet. Nga vjet, sivjet e kemi dyfishuar prodhimin. Nga tre milion euro që ka qënë xhiro e kemi çuar në 7-8 milion euro. Shpresoj ta dyfishojmë këtë në ndërtesa dhe çdo gjë ” tha zoti Hatija.

Z.Rama tha se: Ne kemi bërë një sakrificë buxhetore, në kuptimin e përgjithshëm të buxhetit, duke vazhduar të rimbursojmë 20% të prodhimit, në mënyrë që të nxisim formalizimin dhe qoftë për ju, qoftë për të gjithë ata që prodhojnë në fushë, është shumë e rëndësishme që të jenë të formalizuar, në mënyrë që të përfitojnë 20% e rimbursimit. Ata që kanë marrë NIPTI-n përfitojnë shumë më tepër se më parë.”

2700 fermerë në këtë zonë janë pajisur me NIPT, për të përfituar nga skemat mbështetëse.

Juliana Memaj Kryetare bashkisë ura vajgurore u shpreh se: Kjo është një ndihmë shumë e madhe edhe për ne. Serat janë shtuar në maksimum, sepse fermerët kanë një garanci për prodhimin. Sivjet fermerët janë 100 % janë plotësuar me NIPT.”

Kryeministri Rama,inspektoi edhe punimet në Digën e Duhanasit në Berat, nga më të mëdhatë në vend, e rehabilituar totalisht me një fond për 93 milion lekësh, që ka rritur jo vetëm sigurinë e saj, por edhe garancinë për vaditjen e tokave.​ Për qeverinë rikonstruksioni i sistemit të ujitjes dhe kullimit, mbetet prioritet për zhvillimin e sektorit bujqësor.