KRYEFAQJA » LAJME » Berat, Rritet numri i divorceve
Berat, Rritet numri i divorceve

Berat, Rritet numri i divorceve

Rritet numri i divorceve në Qarkun e Beratit, në tre muaj 67 martesa të zgjidhura. Emigrimi i bashkshortëve për të siguruar të ardhura për familjen, migrimi, puna sezonale në qytete të tjerë, por dhe kushtet ekonomike shaken si shkakëtarët kryesor të rritjes së numrit të divorceve kohët e fundit në Beratit. Vetëm në tre muajë Gjykata e Rrethit të Beratit mësohet se ka zhvilluar 67 proçese divorci, shifër kjo që rezulton të jetë 30% më e lartë se e njëjta periudhë kohore e një vitit më parë. Burime pranë kësaj gjykate bëjnë me dije se 35 kërkesa për divorc janë bërë nga gratë, ndërkohë 12 vetëm 29 kërkesa i kanë bërë burrat. Po sipas të njëjtave burime rritja e kërkesave për divorc është vënë re që në ditët e para të punës së vitit 2016, ndërkohë që rritje të kërkesave ka pasur dhe në muajt prill dhe maj të këtij viti. Juvina Qevani, psikologe klinike, që ndjek prej vitesh çështjet e divorcit pranë kësaj gjykate shkaqet që po çojnë në rritjen e numrit të kërkesave për zgjidhje martese janë kryesisht ekonomike, pasi bashkshortët nuk sigurojnë dot të ardhurat për të mbajtur familjen, ndërkohë që veç emigrimit si shkak shihet dhe migrimi, puna sezonale që burrat bëjnë në qytete më të mëdha apo në bregdet.