KRYEFAQJA » LAJME » Berat, sekuestrohen 11 mijë euro falso, bimë narkotike dhe armë
berat policia e beratit operacioni money sekuestrohen 11 mije euro kanabis

Berat, sekuestrohen 11 mijë euro falso, bimë narkotike dhe armë

Policia e Beratit finalizoi operacionin e koduar “Money”, gjatë të cilit 3 vetë janë vënë në pranga për falsifikim parash. Personave të arrestuar iu gjetën dhe u sekuestruan 11 mijë euro në kartmonedha të falsifikuara. Kartmonedhat kishin prerje 50-she dhe 100-she, të cilat më pas të arrestuarit i përdornin në tregun vendas, me vlerën 100 euro e barabartë me 30 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit prej të arrestuarëve, u gjetën dhe sekuestruan 5 thika antike të dyshuar të trafikuara, 1 pushkë sportive pneumatike, 4 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprat penale, Falsifikim të kartmonedhave, trafikim të veprave të artit dhe kulturës, dhe prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.