KRYEFAQJA » LAJME » Berat:Arrestohet një person.Shkeli urdhërin e AKU-së
Berat:Arrestohet një person.Shkeli urdhërin e AKU-së

Berat:Arrestohet një person.Shkeli urdhërin e AKU-së

Një person ka rënë në pranga të policisë dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë ushtruar aktivitet të kundraligjshëm të prodhimit te produkteve ushqimore. Burime zyrtare të Drejtorisë Vendore bëjnë me dije se nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ,u bë arrestimi në flagrancë i Niko Aredin Gjini, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas vazhdonte aktivitetin e tij në baxhon e tij, në fshatin Lumas, kanë konstatuar se ky shtetas vazhdonte aktivitetin e tij “ Përpunim dhe tregtim i nënprodukteve të qumështit në mënyre të kundraligshme” edhe pse më parë autoritetet e AKU-së e kishte pezulluar.

Për të njëjten akuzë “ Përpunim dhe tregtim i nënprodukteve të qumështit në mënyrë të kundraligjshme” po ndiqet në gjendje të lirë dhe një 29 vjeçar banues në Poshnje të Urës Vajgurore, ndërsa një 40 vjeçar, banues në Berat , po hetohet se pasi është konstatuar se vazhdonte të ushtronte aktivitetin e prodhimit të bukës,edhe pse i bllokuar më parë nga AKU.

Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se gjatë periudhës Janar-Qershor 2016 janë kryer afro 840 inspektime për kushtet e tregtimit të mishit dhe produkteve ushqimore. U është ndërprerë aktiviteti 5 subjekteve ndërsa 240 subjekte janë paralajmëruar për mbyllje aktiviteti .