KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Berati, 8 vite në UNESCO
berat, unesco, 8 vite, albanian tourism

Berati, 8 vite në UNESCO

Specialistë të trashëgimisë kulturore, drejtues institucionesh vendore të artit u mblodhën në Berat për të përkujtuar 8 vjetorin e përfshirjes së këtij qyteti në listën e pasurisë së njerëzimit, UNESCO. Gjatë një dite të mbushur me aktivitete kulturore është kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve dhe qytetarëve me qëllim ruajtjen, konservimin dhe ekspozimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit.