KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bergamo: Avioni del nga pista në rrugë
Bergamo: Avioni del nga pista në rrugë

Bergamo: Avioni del nga pista në rrugë

Një avion mallrash ka dalë nga pista në aeroportin e Bergamos në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit. Agjencia Kombëtare për Aviacionin Civil ka deklaruar se aeroporti është mbyllur pas incidentit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, kapiteni dhe oficeri i parë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aeroporti u rihap në orën 7 të mëngjesit, por shumë fluturime janë anuluar. Nuk dihet shkaku i këtij incidenti me avionin në aeroportin e Bergamos. Autoritet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.