KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: 21 janari 11, puç i Ramës për të marrë pushtetin me dhunë
Berisha sulmon Ramën: Ka ndërruar emrin për shkak të aferave të jashtëligjshme

Berisha: 21 janari 11, puç i Ramës për të marrë pushtetin me dhunë

Sali Berisha ish kryeministri i Shqipërisë në ngjarjet e 21 janarit 2011, ka këmbëngulur se ngjarjet e asaj dite ishin puç dhe përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin nga ana e opozitës së asaj kohe. Deklaratën e tij zoti Berisha e bëri para parlamentit shqiptar pikërisht 5 vjet pas kësaj ngjarjeje. Ashtu si edhe më parë zoti Berisha bëri fajtor për ngjarjen, ish kreun e opozitës kryeministrin aktual Edi Rama. “Sot është një ditë tjetër, e zezë në historinë tonë. Pas 84 vitesh, si sot 5 vjet më parë falangat e krimit bënë përpjekjen monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit, organizuan puçin famzi të 21 janarit. Bënë çdo gjë që të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit me besimin e verbër se kryerkarrieristi  do të mbante një fjalim te zyra” tha zoti Berisha. Sipas tij “komunitetet ndërkombëtare e dënojnë si një përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin”. Duke risjellë versionin e tij të ngjarjes, zoti Berisha tha se “Në këtë përpjekje, persona të paguar, të pajisur me mjete dhune, sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë ku po punonte kreut i ekzekutivit, me shpresën dhe besimin e verbër se ai do ua lironte zyrën”. Sipas ish kryeministrit Berisha “në këtë puç morën pjesë dy krerë të tjerë të instutcioneve, ai i Presidencës dhe Prokurisë së Përgjithshme”. “Për fatkeqësinë më të madhe u vranë 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin me qëllimin që të merrte pushtetin. Qytetarët e Tiranës do ta ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8 majit” tha ai. “Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por turpi i zi, faqe e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi  Ramën dhe suitën e tij. Ndaj dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e tyre, të shëmtuar, përpjekjen e tyre puçiste dhe për tu thënë se kurrë ndonjëherë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë” këmbënguli ish kryeministri Berisha.