KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Llallën e ka kërcënuar qeveria e Al Kapones!
Berisha: Llallën e ka kërcënuar qeveria e Al Kapones!

Berisha: Llallën e ka kërcënuar qeveria e Al Kapones!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe njerëz të afërt të tij, se kanë kërcënuar kryeprokurorin Adriatik Llalla. “Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, dëshmi e pasigurisë ekstreme në këtë vend dhe revanshit kulmor te krimit te lidhur me qeverinë, shpreh solidaritetin tim të thellë me prokurorin e përgjithshëm dhe institucionin që ai drejton në luftën kundër krimit…” shkruan zoti Berisha në rrjetin social Fejsbuk. Ai ndërkohë shpreh “…bindjen më të thellë se prapa fallangave të krimit që kanë kryer këtë akt të pashembullt, qëndron mbështjetja direkte e kreut te meduzës së krimit të organizuar apo Al Kapones në krye të qeverisë” shkruan zoti Berisha. Ndërsa permend emra të njohur të botës së krimit që sipas ish kryeministrit “mund të ndërmarrin vet apo me porosi te tij kërcënimin me jete te kreut te akuzës se shtetit” ai shton se “…ky akt është një kambanë alarmi, një thirrje për çdo qytetar te këtij vendi që të ngrihet në lartësinë e guximit kundër organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, qeverisë së Al Kapones!”.